Erdogan: Turqia me “kokën lart, ballë të hapur dhe vetëbesim të plotë” për çështjen armene

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me pretendimet për gjenocidin armen tha se Turqia mban “kokën lart, ka ballin e hapur dhe vetëbesim të plotë”.

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për një vizitë pune Presidenti Erdogan pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve me Presidentin Trump organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Erdogan tha se vendimi i marrë në Dhomën e Përfaqësuesve më 29 tetor (për të njohur të ashtuquajturin gjenocidin armen) ka lënduar popullin turk.

“Turqia mbanë kokën lart, ka ballin e hapur dhe vetëbesim të plotë. Propozimi ynë i bërë palës armene për të hetuar këtë çështje me një komision të përbashkët të historisë është ende i vlefshëm”, deklaroi Erdogan.

Ai tha se vendimmarrësit për ngjarjet që ndodhën 104 vjet më parë në kushte lufte (i ashtuquajturi gjenocid) nuk janë politikanët por historianët.

Duke vënë në dukje se ata vazhdojnë angazhimin e tyre për marrëveshjen me ShBA për një zgjidhje të përhershme të krizës në Siri, Presidenti Erdogan tha se “Partnerja më e besueshëm e ShBA-së për këtë çështje në rajon është Turqia”.

Erdogan bëri të ditur se me Presidentin Trump kanë shprehur vullnet të ndërsjellë në luftën kundër organizatave terroriste që kërcënojnë sigurinë kombëtare turke, ndërsa përsëriti kërkesën për ndërprerjen e pranisë së organizatës terroriste gyleniste FETO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu tha që në qoftë se marrin një propozim të volitshëm ata do të mund të marrin sistemet Patriot nga ShBA-ja.

Kreu i shtetit turk deklaroi se janë të vendosur të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me aleancë e thellë mes dy vendeve.

Ndërkaq Presidenti Trump falënderoi Presidentin Erdogan për vizitë, ndërsa theksoi se së bashku kanë zhvilluar një takim “frytdhënës dhe të mrekullueshëm”, ku u bisedua për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe me në krye çështjet e Sirisë, sistemin S-400, të cilin Turqia bleu nga Rusia dhe rritjet e vëllimit tregtar në 100 miliardë dollarë.

Trump gjithashtu falënderoi Presidentin Erdogan për bashkëpunim në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe tha se aleanca mes dy vendeve paraqet një fuqi të rëndësishme për NATO-n dhe Lindjen e Mesme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne