Erdogan: Turqia nuk do të marr më kredi nga FMN

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vendi i tij nuk e ka ndërmend të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Turqia e sotme nuk ka nevojë për kredi nga FMN apo mbështetje teknike,” tha ai.

Siç shtoi ai, tema e huazimit nga FMN-ja është “e mbyllur njëherë e përgjithmonë”.

Turqia shleu borxhet e saj të fundit ndaj FMN në vitin 2013 dhe diskutime të reja mbi këtë temë janë nisur pas rënies së monedhës vendase – lira turke, në gusht për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me SHBA, pasi Uashingtoni vendos detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne