Erdogan zhvillon bisedë telefonike me presidentin azerbajxhanas për ngjarjet e fundit në Karabak

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Biseda u zhvillua gjatë kohës kur presidenti Erdogan ndodhej në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, me rastin e Samitit të 18-të të Liderëve të G20 dhe dy liderët shkëmbyen mendime lidhur me çështjet rajonale.

Në bisedë u diskutuan edhe marrëdhëniet Azerbajxhan-Armeni si dhe ngjarjet e shënuara në ditët e fundit në rajonin Karabak të Azerbajxhanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne