Eseja vogëlushit që përloti mësuesen: “O Zot, më bëj televizor”

Disa prindër për shkak të obligimeve të shumta nuk gjejnë kohë për t’iu përkushtuar fëmijëve, dhe jo rrallëherë kjo mungesë e tyre ndikon jashtëzakonisht keq në zhvillimin e fëmijëve. Duke u munguar përkëdhelja prindërore fëmijët dështojnë në të gjitha sferat e jetës. Në një shkollë, iu kërkua fëmijëve të shkruajnë për ato gjëra që duan më së shumti, dhe dëshirat që do të donin t’u plotësoheshin nga Zoti, dhe kështu fëmijët nisen të shkruajnë për to, por në kur mësuesja i lexoi në shtëpi ishte njëra që e bëri të qajë. Një ese e shkruar nga në djalë i vogël e emocionoi shumë atë i, dhe kur burri i saj e pa në atë gjendje e pyeti: “Çfarë ka ndodhur?” Ajo u përgjigj: “Lexo këtë, është një nga esetë e nxënësve të shkollës sime”. “Oh Zot, sonte po të kërkoj diçka shumë të veçantë. Më bëj në një televizor. Dua të zë vendin e tij dhe të jetoj si televizori në shtëpinë time. Të kem tim të veçantë dhe të kem familjen time përreth meje. Dua të merrem seriozisht kur flas. Dua të jem qendra e vëmendjes dhe të dëgjohem, pa ndërprerje apo pyetje. Dua të marr të njëjtin kujdes të veçantë, si televizori, edhe kur nuk punon. Të kem shoqërinë e babait tim kur të vijë në shtëpi nga puna, madje edhe kur është i lodhur. Dhe dua që nëna ime të më kërkojë kur është e trishtuar dhe e mërzitur, në vend që të më injorojë. Dua që vëllezërit e mi të luftojnë për të qenë me mua. Dua të ndiej se familja e lë gjithçka mënjanë, herë pas here, vetëm për të kaluar disa orë me mua. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, sigurohuni që unë të mund t’i bëj të gjithë të lumtur dhe t’i argëtoj. Zot unë nuk të kërkoj shumë. Unë vetëm dua të jetoj si një televizor”. Edhe burri u prek shumë dhe tha: O zot, i gjori fëmijë, çfarë prindër të tmerrshëm! Ndërsa gruaja e pa në sy, dhe i tha: Kjo ese është e djalit tonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne