Është ky imazhi që ka patur Jezui?

Disa shkencëtarë britanikë, asistuar nga arkeologë izrealitë kanë rikrijuar atë që besojnë se është imazhi më i saktë i Jezuit.

Duke aplikuar metoda të antropologjisë kriminale, shkencëtarët kanë risjellë një imazh që qëndron shumë larg ikonografisë dhe imazheve të përdorura nga artistët.

Krishti në botën europiane dhe perëndimore piturohet si një person fytyrëhollë, me flokë të gjatë, sy me ngjyrë, buzë të holla dhe me hundë të drejtë.

Në proces ka marrë pjesë edhe Richard Neave, nga universiteti i Manchester në Angli, i cili është i njohur për rikrijimin e pamjes së Filipit II të Maqedonisë dhe mbretin Midas të Frigisë.

Metodikisht është ndjekur një rrugë që ngjan se ecën pas hamendësimit: mendohet se Krishti ka patur fytyrë të ngjashme me semitët e Galilesë të kohës së vet. Kështu që hapi i parë ishte studimi i kafkave nga zonat afër Jerusalemit.

Me ndihmën e kompjuterëve u realizua një model tipik i zonës, duke gjeneruar mandej tiparet e fytyrës.

Në konsideratë vjen edhe fakti se Jezusi siç thuhet në Bibël ka punuar marangoz deri në moshën 30 vjeçare, kështu që me siguri ka qenë më muskuloz nga sa paraqitet në ikona.

Në përputhje me karakteristikat racore, shkencëtarët mendojnë se lëkura e tij ka qenë më e errët sesa e kemi të ngulitur në imagjinatën tonë nga artistët, pasi sipas Charles D. Hackett të Candler School of Theology në Atlanta, “imazhi i përftuar prej nesh ka natyrë instrumentale dhe i është përshtatur vlerave tona” – raporton Esquire.Com

Në fund është prodhuar ky imazh, që pretendohet se qëndron më pranë tipit semitik të kohës:

1449856222-jesus3

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne