“EURO 2024”, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë

Në Hamburg të Gjermanisë është hedhur shorti i grupeve për Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024”. Në grupin A janë Gjermania, Skocia, Hungaria dhe Zvicra ndërsa në grupin B, që konsiderohet si “grupi i vdekjes” janë Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria.

Një duel rajonal do të luhet edhe në grupin C, pasi aty bëjnë pjesë Sllovenia, Danimarka, Serbia dhe Anglia. Fituesi i play-off “A” do të luajë në grupin D, si dhe Holanda, Austria dhe Franca. Në grupin E janë Belgjika, Sllovakia, Rumania dhe fituesja e “play off” “B”.

Në të fundit, grupin F, janë Türkiye, fituesja e play-off-it “C”, Portugalia dhe Çekia. Dy kombëtaret e renditura të para nga secili grup dhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë do të kalojnë në raundin e 1/8-ve. Përfaqësuesja e Bosnjë e Hercegovinës do të luajë kundër Ukrainës në gjysmëfinale të play-off-it “B” për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, është vendosur më parë me shortin në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës.

Në gjysmëfinale të grupit “C” të play-off-it, Gjeorgjia do të presë Luksemburgun, ndërsa Greqia do të presë Kazakistanin. Nikoqiri i duelit final “C” do të jetë fituesi i ndeshjes Gjeorgji – Luksemburg. Polonia pret në gjysmëfinalen “A” Estoninë, ndërsa dyshja tjetër është Uells – Finlandë. Nikoqiri i finales “A” do të jetë Uellsi ose Finlanda.

Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it për UEFA EURO 2024 do të luhen më 21 mars ndërsa finalja më 26 mars të vitit të ardhshëm. Fituesit e këtyre finaleve do të jenë tre të fundit nga gjithsej 24 pjesëmarrës të Kampionatit Evropian të Futbollit. Kampionati do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në dhjetë stadiume të Gjermanisë.

Grupet për kampionatin “Gjermani 2024”:

– Grupi A

1. Gjermani

2. Skoci

3. Hungari

4. Zvicër

Grupi B

1. Spanjë

2. Kroaci

3. Itali

4. Shqipëri

Grupi C

1. Slloveni

2. Danimarkë

3. Serbi

4. Angli

Grupi D

1. Fituesi i play-off “A”

2. Holandë

3. Austri

4. Francë

Grupi E

1. Belgjikë

2. Sllovaki

3. Rumani

4. Fituesi i play-off “B”

Grupi F

1. Türkiye

2. Fituesi i play-off “C”

3. Portugali

4. Çeki

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne