Eurodeputetja: Rama kryeministri i korrupsionit…

Sipas eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, Athina nuk do ta konsiderojë Konstandinos Kaçifasin si ‘ekstremist të marrë’, duke iu referuar deklaratës së Edi Ramës pas ngjarjes. Sipas eurodeputetes, kështu mund ta thërrasi vetëm Rama, të cilin e quan ‘kryeministër të korrupsionit’.

Sipas Theocharous, Kaçifas nuk duhej të vritej, pasi policia i kishte mundësitë ta ndalonte pa e vrarë. Eurodeputetja premton se do ta çojë këtë çështje në Parlamentin Europian si shkelje të të drejtave të njeriut.

“Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kaçifas në PE” – u shpreh Eleni Theocharous.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne