Europa Lindore është peng e SHBA-së dhe NATO-s

Analisti i sigurisë Alexander Zhilin thotë se duke rënë dakord që të vendosen sisteme armatimi sulmuese të NATO-s në territorin e tyre përgjatë kufijve të Rusisë, liderët e Europës Lindore i kanë shitur qytetarët e tyre në një mënyrë të tillë duke i kthyer ata në “mburoja njerëzore”.

Zhilin foli për Sputnik në lidhje me vendosjen e 250 trupave franceze, tankeve dhe mjeteve luftarake të këmbësorisë këtë muaj në Lituani, të cilët do të bashkohen me forcat luftarake të NATO-s të stacionuara përgjatë Balltikut, Polonisë dhe Rumanisë. Zhilin, kreu i Qendrës për Studimin e Problemeve të Aplikuara në Sigurinë Kombëtare, theksoi se forcat e NATO-s komprometojnë sigurinë e këtyre vendeve.

“Në të vërtetë, deri në momentin kur amerikanët vendosën armët sulmuese, Letonia, Lituania, Estonia, Polonia dhe Rumania, nuk ishin përfshirë në listën e objektivave strategjike për forcat bërthamore të Rusisë”, tha ish oficeri.

“Ne nuk i konsideronim ata ndonjë lloj kërcënimi serioz, dhe si rezultat siguria e tyre ishte në një nivel të lartë”, shtoi ai.

Fatkeqësisht tani, duke pasur parasysh përfshirjen e sisteme sulmuese bërthamore në afërsi të kufijve të Rusisë, situata është ndryshe. Sipas ekspertit, nëse një konflikt i armatosur do të ndodhte mes NATO-s dhe Rusisë, këto shtete të vijës së parë do të gjendeshin papritur në qendër të luftimeve.

“Me fjalë të tjera, me vendosjen e armatimeve amerikane në vendet e tyre, autoritetet e këtyre shteteve i kanë kthyer njerëzit e tyre në mburoja njerëzore dhe pengje” vuri në dukje vëzhguesi.

Në fund të vitit të kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca do të ruante praninë e saj në shtetet baltike, Evropën Lindore dhe në Ukrainë “për sa kohë që do ishte e nevojshme”. Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se e sheh vendosjen e sistemeve të avancuara të armëve të NATO-s në kufijtë e saj si një kërcënim.

Aleanca po rrit praninë e saj në rajon që nga viti 2014, pasi kriza politike dhe ushtarake në Ukrainë u shndërrua në një krizë më të gjerë diplomatike në marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës, të cilat NATO i përdori për të justifikuar levizjet e saj./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne