Europarlamentarët dënojnë shëmbjen e Teatrit Kombëtar

Europarlamentarët dënuan shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj dhe kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor. Më poshtë po përcjellim deklaratat e europarlamentarëve:

David McAllister, kryetar i Komitetit të Jashtëm të BE-së:

“Jemi të shqetësuar për efektin dhe mënyrën e prishjes së Teatrit Kombëtar, me 17 maj, e kritikuar gjërësisht si shkatërrim i një objekti me rëndësi të trashëgimisë europiane duke i dhënë një tjetër goditje mundësisë për dialog dhe kompromis”. 

Angelina Eichorst, drejtore e Ballkanit Perëndimor:

“Ne dënojmë prishjen e Teatrit Kombëtar. Ne i kemi bërë thirrje të hetojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve”.

Geneoveva Calavera, drejtore e Politikave të Fqinjësisë:

“Ne sëbashku me europarlamentarët shprehim keqardhjen për prishjen e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se bëmë thirrje për dialog. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për shtetin e së drejtës dhe mbrojten e trashëgimisë kulturore që është e drejtë themelore”.

Željana Zovko, europarlamentare kroate:

“Për shembjen e Teatrit Kombëtar kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Unë mendoj se duhet të monitorojmë procedurën e rindërtimit dhe të kemi një raport nga komiteti i trashëgimisë kulturore”./Exit/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne