Evropianët janë të shqetësuar nga ndikimi hebre në politikë dhe media

Në anketën e kryer nga kompania ComRes për CNN në 7 vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë kanë marrë pjesë më shumë se 7 mijë anketues, ku disa prej tyre mendojnë se antisemitizmi rrjedh nga qëndrimi i Izraelit dhe hebrenjve.

Vetëm 10 për qind e pjesëmarrësve në anketën e realizuar në muajin shtator kanë shprehur mendimin se janë kundër hebrenjve, ndërsa 32 për qind kanë theksuar se hebrenjtë e përdorin “Holokaustin” për të arritur qëllimet e tyre.

Ndërkohë 28 për qind e të anketuarve thanë se antisemitizmi në vendet e tyre është shfaqur nga aktivitetet e Izraelit dhe 18 për qind thanë se ishte shkaktuar nga qëndrimi i hebrenjve.

Një në çdo pesë personat e anketuar ka shprehur shqetësimin e tij se hebrenjtë janë shumë ndikues në politikë dhe media. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve gjithashtu shprehën besimin e tyre se hebrenjtë kanë ndikim në konfliktet dhe luftërat në botë.

Gjithashtu në sondazh është zbuluar se evropianët nuk janë shumë të informuar për Holokaustin. Një në 20 të anketuar thotë se nuk ka dëgjuar kurrë më parë për Holokaustin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne