Facebook heq faqet e Sputnik

Është raportuar se rrjeti social Facebook ka bllokuar më shumë se 500 llogari të lidhura me Rusinë, në mesin e të cilave ishin edhe 7 faqe të Sputnik.

Facebook, një nga rrjetet sociale më të përdorura në botë, ka bllokuar mbi 500 llogari të lidhura me Rusinë, duke përfshirë edhe 7 faqe të Agjencisë së Lajmeve Sputnik.

Në një deklaratë të zyrës së shtypit të Sputnik, ky vendim i Facebook u përshkrua si një cështje ‘absolutisht politike’ dhe ‘me të vërtet censurë’.

Në këtë deklaratë u tha se: “Janë bllokuar 7 llogari të zyreve tona në vendet fqinje. Zyrat e Sputnik-it merren me gazetarinë dhe një gjë të tillë e bëjnë mirë. Nëse bllokimi është reagimi i vetëm që Facebook mund t’i japë punës së mediave cilësore, atëherë nuk kemi asgjë për të pyetu,r gjithçka është e qartë. Por ne kemi shpresë se ndjenja e shëndoshë do të fitojë. Lexoni Sputnikun.”

Nathaniel Gleicher, kryetar i Politikës së Sigurisë Kibernetike të Facebook, tha se 364 faqe janë hequr, për shkak se “saktësia e tyre kishte të bënte me aktivitetet e dyshimta. Sipas zyrtarit të Facebook, ky punim kryhej në vendet baltike, Azinë Qendrore, Kaukazin, Evropën Qendrore dhe Lindore nga një ‘rrjet’ i zbuluar në Rusi.

Kompania gjithashtu zbuloi se pronarët e saj hoqën 41 llogari nga Facebook dhe 41 nga Instagram me arsyetimin se ‘ato kanë bërë postime në lidhje me motin, protestat, NATO-n, dhe kushtet shëndetësore nëpër shkolla, si dhe kanë vepruar si ukrainasit dhe kanë drejtuar një numër të llogarive të rrejshme’.

Facebook thotë se edhe llogaritë në fjalë janë të lidhura me Rusinë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne