Fadil Kasemi, nuk është kriminel por viktimë e sistemit anti-burrëror të Shqipërisë

Olsi Jazexhi

Vrasja që Fadil Kasemi ka bërë sot në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku 53 vjeçari Kasemi ka ekzekutuar me dy plumba ish gruan e tij, Fildeze Hafizi, 39 vjeç, po trajtohet nga të gjithë mediat e Tiranës si një histori krimi makabër, ku i gjithë faji i hidhet ish-burrit të saj, Fadilit. Ndërsa Fadili është fajtor për vrasjen e gruas së tij, faj të cilin edhe ai vetë e ka pranuar pasi është dorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin, sulmet që i kanë bërë Fadilit që nga presidenti i republikës, kryeministri i vendit, kreu i opozitës, përfaqësia e BE-së në Shqipëri etj janë shumë hipokrite dhe nuk trajtojnë në asnjë mënyrë atë që ka ndodhur. Tragjedia e familjes së Fadilit po përdoret për hakërrime politike në katundin mediatik të Tiranës, ku kacagjelat e politikës sonë sulmojnë njëri tjetrin, ndërsa askush nuk po kërkon të gjej apo kuptojë me të vërtetë shkakun e tragjedisë së familjes Kasemi.

Nga mediat mësojmë që Fadil Kasemi ka patur 8 muaj që ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar më parë me 4.6 vite burg për ‘dhunë në familje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, si pasojë e një sherri që ka patur me gruan e tij në 20 korrik 2015.

Fadil Kasemi i cili është burgosur nga sherri me gruan e tij në 2015 në dëshminë që ka dhënë në polici ka deklaruar që gruan e ka vrarë pasi ajo nuk e linte asnjëherë të takonte djalin dhe vajzën. Ai rrëfen që vrasjen e ka kryer me koshiencë pasi edhe kur ishte në burg gruaja nuk ia sillte fëmijët.

Pa u futur në thellësi të historisë së ndarjes së Fadilit nga gruaja e tij, tabloja që na formohet është kjo: Fadili është ndarë me gruan e tij. Ajo nuk e linte të takonte fëmijët. Në 2015 ka patur një sherr me gruan e tij dhe për këtë është dënuar me 4.6 vite burg, dhe tani pasi ka dalë nga burgu dhe duke qenë i papunë, prej 8 muajsh nuk kishte mundësi të takonte fëmijët. Në anën tjetër nga shkrimet e ndryshme në media mësojmë që ish-bashkëshortja e tij jo vetëm që e ka burgosur ish-burrin e saj, por i ka shkruar edhe ambasadorit amerikan dhe ka bërë çdo përpjekje të mundur për të mbajtur ish-burrin e saj nën presionin e sistemit. Deri në momentin e vrasjes sistemi dukej që kishte punuar vetëm për Fildezin. Ajo ishte gjyqtare që po bënte karrierë, e re e ndoshta me të dashur. Fëmijët i kishte me vete, ndërsa ish-bashkëshorti i saj i cili në rininë e tij ndoshta e ka dashur dhe ëndërruar shumë tanimë ishte i papunë, i burgosur, dhe për më tepër i përbuzur nga familja e tij. Në një situatë të këtillë depresioni dhe dëshpërimi, ku sistemi nuk i ka gjetur punë, nuk e ka mbështetur që të shohi fëmijët e tij, i ka hequr nga dora gruan e tij me të cilët ai bëri edhe fëmijë, më në fund ka vendosur që të vendosi drejtësinë vetë dhe në mënyrë ekstreme. Zgjidhja ka qenë të eleminoj ish-gruan – tanimë armikun kryesor të tij – dhe të kthehet pas në burg ku rregullat patriarkale të shoqërisë dhe burgut shqiptar do e presin si “heroin që i tregoi vendin k….”

Pyetja që duam të ngrejmë në këtë shkrim është pse përfundoi në këtë mënyrë familja e Fadilit? Sikur të jetonte në një fshat të thellë dhe familje tradicionale shqiptare a do kishte bërë dot Fildezi kundër burrit të saj, ato që ajo bëri në Tiranë? Po sikur Fildezi dhe Fadili të kishin jetuar në kohën e komunizmit, kur Partia e Punës kujdesej në bashkimin e familjeve dhe nuk i jepte grave “të drejtat abuzive” që ato kanë sot, a do kishte përfunduar kështu familja e Fadilit? Po sikur Fadili të kishte jetuar në një vend jo-perëndimor, që nga Rusia e deri në Arabinë Saudite a do kishte arritur gruaja e Fadilit që ti merrte fëmijët dhe burgoste ish-burrin e saj sikur ajo bëri në Shqipëri? Në asnjë mënyrë. Shoqëritë patriarkale respektojnë kreun e shtëpisë, burrin, ashtu sikur këshillojnë edhe apostuj e Jezu Krishtit në Bibël (Korintasit 1:3)!

Ku është problemi dhe kush është fajtori i situatës së Fadil Kasemit? Sipas mendimit tim, fajin e ka feminizmi ekstremist i cili në ditët tona është instaluar në Shqipëri nëpërmjet paketave ligjore që Perëndimi i ka imponuar vendit tonë. Ashtu sikur në Amerikë, Kanada dhe shumicën e vendeve perëndimore, në Shqipëri gratë po marrin të drejta mbi burrat, nëpërmjet të cilave ato mund ti trajtojnë burrat si njerëz pa vlerë. Fakti pse në shoqëritë perëndimore, burrat preferojnë të mos martohen, të mos krijojnë familje, dhe grate shpesh ti perdorin si kurva seksi, apo edhe historitë që ne dëgjojmë sesi gratë ua nxijnë jetën burrave, dhe shumë prej tyre, nëse nuk çmenden apo të pranojnë dëmin masiv që sistemi u bën, shpesh përfundojnë duke vrarë gratë apo vrarë veten, ka të bëj me sistemin diskriminues dhe antihuman që Perëndimi ka ndërtuar kundër burrave dhe natyres njerezore.

Ligjet që tanimë po implementohen edhe në Shqipëri, ku gratë kanë të drejtë të burgosin burrat e tyre edhe me pretendimin “më ka përdhunuar burri”, dhe në rast divorci i zhveshin nga të gjithë pasuritë ekonomike dhe u marrin edhe fëmijët, janë ligje diskriminuese kundër burrave. Këto ligje të cilat janë sjellë në Perëndim nga grupet ekstremiste feministe, janë të dëmshme për shoqëritë njerëzore, dhe në shoqëritë tradicionale sikur Shqipëria shkaktojnë trauma të padëgjuara. Sikur Fadil Kasemi të kishte jetuar në një Shqipëri e cila do komandohej nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanunet e Kishës Orthodhokse apo nga Sheriati Islamik, sot Fadil Kasemi jo vetëm që nuk do ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij, por as kjo vrasje që ndodhi në Tiranë nuk do kishte  ndodhur kurrë. Fildeze Hafizi në vend se të kërkonte ndihmë nga ambasadori amerikan kundër ish-burrit të saj, nëse do i ishte bindur ligjeve të Kishës Katolike jo vetëm që nuk do ishte ndarë kurrë nga burri i saj, por nëse do kishte ndjekur mësimet e Kuranit, do kishte ndjekur diktumin e profetit Muhamed i cili thotë që “nëse përulja e njeriut ndaj njeriut do ishte e lejuar, do kisha urdhëruar gruan që ti përulet burrit të saj”.

Faj për vrasjen e Fildeze Hafizit sot nuk ka Fadil Kasemi, por sistemi feminist që Perëndimi ka instaluar në Shqipëri që pas rënies së komunizmit. Ky sistem kriminal dhe antinjerëzor, ndryshe nga ai i Frontit Demokratik të kohës së komunizmit që ta sillte gruan në shtëpi në darkë – nëse ajo të rrebelohej – sot ta kthen gruan në xhadë, e cila të burgos, të merr fëmijët dhe të ankohet edhe te bajlozi kinez që Amerika ka instaluar në Tiranë. Pra për mua fajin e ka sistemi dhe jo Kasemi! Shqiptarët duhet të ndryshojnë dhe refuzojnë ligjet që Amerika dhe Perëndimi u jep për shoqërinë e tyre, dhe të kthehen te Kanuni, Bibla dhe Kurani në mënyrë që shoqëria e tyre të shkoj sipas rregullave që Allahu ka vendosur kur krijoi njeriun e parë. Sikur gjykatat shqiptare ti kishin dhënë Fadil Kasemit të drejta mbi familjen që në ndarjen e parë nga Fildezi, sot ne nuk do kishim parë tragjedinë që pamë.

Megjithatë, Allahu e di më së miri!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne