Familja udhëton me makinë mes flakëve dhe i lutet Zotit (video)

Një video e publikuar online po bën xhiron e botës. Bëhet fjalë për një familje që po udhëton me makinën e saj mes një zone pyjore në Paradise, në jug të Kalifornisë e cila është përfshirë ditët e fundit nga zjarre masive.

Brynn Chatfield regjistroi videon ndërsa bashkëshorti i saj Jeremy po drejtonte makinën. Në video dëgjohet zëri i saj që i lutet zotit: “At qilleor, të lutem na ndihmo. Na ndihmo të shpëtojmë”.

Deri tani janë shkrumbuar 20 mijë hektarë dhe mbi 30 mijë persona janë evakuuar. 5 persona kanë humbur jetën. Ata janë gjetur të shkrumbuar në makinat e tyre.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8R7J0pH0dW8?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne