Opinion

Faza e Dytë e COVID-2019 dhe Realiteti Shqiptar

Nga Pirro Prifti

Me sa duket Faza e dyte e infeskionit me COVID-2019 ka ardhur në Shqipëri. Shkaku nuk është faji i shqiptarëve apo ieuropianëve, që në vëndet përkatëse janë rritur rastet meinfeksion nga ky virus, por është në fakt aftësia e këtijretrovirusi i cili ka aftësinë të modifikohet pas 4-5 muajsh. Esenca e modifikimit të këtin virusi është shtimi i numrit të(spikeve) majave të këtij virusi i cili ka formë sfere me maja. Shtimi i spikeve për shkak të modifikimit të strukturës ARN tëtij rrit aftësinë për të infektuar lehtësisht njerëzit. Besojmë se kjorritje infeksioni këtë fazë dytë nuk ka bëjë me rritjen e virulencës virusit por me një rënie virulencës së tij, por shtim aftësisë infektuese tij.

Ashtu siç ishte parashikuar , me hapjen  nga izolimi 8 javor nëShqipëri parashikohej një rritje e infeksioneve nga COVID-2019 në Shqipëri. Kjo rritje dhe ky problem nuk e gjeti të papërgatiturShqipërinë sepse rritja e infeksioneve u vu re në të gjithëBallkanin  perëndimor si në Maqedoni, Kosovë,  Greqi, Serbi, por edhe në Europë, pavarësisht hapjes së kujdesëshme tëqeverive përkatëse.

Shqipëria gjëndet ashtu si dhe vëndet e tjera të BE dhe tëvëndeve jashtë BE përpara sfidës së çfarë duhet bërë në këtoraste.  Një nga shkaqet e rritjes së infeksioneve në Shqipëri por edhe gjetkë mbetet rritja e kontakteve të njerëzve, rritja e aktivitetit ekonomik, hapja e institucioneve dhe aziendaveprivate dhe publike, si dhe hapja e lokaleve dhe pjesërisht e sportit.

Veçoria  e Shqipërisë është se rritja e infeksioneve ndodhipikërisht aty ku nuk duhej: Spitalet, Qëndrat Shëndetësore, dhekryesisht Spitalet Terciale si QSU- e Tirnaës.

Pa diskutim kjo ka ndodhur për shka sepse vetë personelishëndetësor nuk po respekton Rekomandimet e dhëna ngaQeveria , rekomandime të cilat janë konform rekomandimeve tëOBSH.

Është shumë e rëndësishme respektimi i higjenës personaleveçanërisht:

Larja e shpeshtë e duarve pas çdo kontakti me persona apo me sipërfaqe jo të shtëpisë

Distancimi Social pra mos grumbullimi apo ndalimi igrumbullimeve të panevojshme sportive, artistike, mbledhje,

Distancimi Fizikpra mbajtja distance ndaj partnerit, mikut, shokut, kamarierit prej rreth 2m,

Mbajtja e Maskave e cila është e detyrueshme në mjedise tëmbyllura, por dhe në mjedise të hapura ku ka lëvizje njerëzish,

Mbajtja e distancave të tavolinave dhe karrikeve në locale shkolla, institucione në masën 2m,

Larja dhe pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve në shtëpi, locale,institucione private dhe publike,

Mbajtja e maskave nga punonjësit në Fasonerite apo ndërmarrjeme hapësira të mbyllura,

Izolimi në shtëpi i përsonave që gjënden pozitiv në testimetrandom apo  të kontrolluara,

izolimi parcial i institucioneveaty ku gjënden punonjës tëinfektuar pra me testim pozitiv.

Problem kryesor dhe pyetja kryesore mbetet nëse me rritjen einfeksioneve pas hapjes nga izolimi total, duhet apo jo një ri-izolim i dytë.

Mendoj se nuk është e nevoshme një izolim i dytë nëse zbatohenrregullat dhe rekomandimet.

Ruajtja e popullatës së moshuar mbi 60 vjeç, dhe i vëndeve kuata strehohen si azilet, qëndrat e të moshuarve, Qëndratshëndetësore, do të ishte një fitore e madhe për të parandluarinfeksionet, komplikacionet dhe vdekejet nga ky virus.

Krijimi i vatrave në QSU-të e Tiranës, dhe në ndonjë spital apo Qëndër Shëndetësore në Shqipëri mbetet problem i madh dhenjë nga rrugët e zgjidhjes është krijimi i të ashtuquajturaveTunelet ë disinfektimit para se personeli shëndetësor të hyjë nëpunë si dhe për individët që duhet të takojnë pacientët. investimidhe pajsisje shumë e mirë më doreza, maska, kapuca, veshje, këmbale të personelit shëndetësor është detyrim ligjor. Mendojse përgjegjësi mban edhe administrata e spitaleve e cila ka bërëlëshime në kërkesat për të mbajtur disinfektimet dhe zbatimin e rekomandimeve së bashku me personelin shëndetësor që nuk ka respektuar rregullat. Rëndësi ka që këto të meta të korrigjohensa më parë dhe të mos i lihen rastit.

Ka dy paradokse të mëdha në  këtë Fazë të dytë.

Së pari dhe më i rëndësishmi është se për  disa mjekëepidemiologë dhe infeksionistë ngulin këmbë tek arritja e `imunitetit të tufës`, pra krijimi i një popullatë e cila të ketëfituar rezistencë ndaj virusit, kjo masë populate duhet të jetërretim 60%-70% e popullatës totale. Në përgjithëesi imuniteti itufës në rastet e infeksioneve virusale është i përkohëshëmsidomos nga këto tipe virusesh që kanë ARN dhe jo ADN. Praidea e `imunitetit të tufës`, shkon në mënyrë të paradoksale por jo shëndetësore në rastin e infeksioneve të reja në këtë fazë tëdytë që po përjeton Shqipëria dhe aktualisht përbën një paradoksme kërkesën dhe rekomandimet për tu mbrojtur në mënyrë që tëmos infektohet popullata. Është e rëndësishme që njerëzit të mosinfektohen dhe të zbatojnë rekomandimet, pavarësishtkakofonisë të amatorëve por edhe të disa mjekëve të cilëtkërkojnë më tepër ekspovim individual se sa japin zgjidhje.

Paradoksi i dytë në këtë Pandemi nga COVID-2019 se ështëvënë re  sipas konstatimin të Unversitetit të Oxfordit se  disagrupe pacientësh me imunitet të ulët si Pacientët HIV-AIDS, Kancerozët, pacientët e Hepatit etj, në pacientët që jetojnë nëzonat me radioaktivitet, kanë patur më pak vdekje sesapacientëet që kanë një imunitet relativisht mirë gjë që ka ngritynjë pikpyetj të madhe përsa i përket imunitetit ndaj COVID-2019. Kjo ka ndodhur se në pacientët rëndë që marrin oksigjen, përdorimi i Deksametazonit i cili është një mineralokortikoid  qëmjekët e përdorin në mjekimin e disa sëmundjeve si ulja e edemës cerebrale, ulja e imunitetit në rastin e pacientëve mëtransplant si imunosupresor, i shqëruar me medikamente siTocilizumab (Actemra), medicament IL-6 frenues i përdorur nëArtritin rheumatoid, kanë mjekuar dhe shëruar këta pacientërëndë. Kjo tregon se infeksioni me COVID-2019 nuk ështëvetëm një infeksion viral i thjeshtë por një virus i cili  shkaktontë ashtuquajturën `citokine storm` (furtuna e citokinës) që ështënjë reaksion e egzagjeruar inflamator në të gjithë organizmin icili shkakton rëndimin e gjëndjes duke dhën insuficiencëmultiple të organeve të shoqëruar me mikrotromboza jo vetëmnë pulmonë por edhe në të gjitha organet e tjera që në mjekësiquhet DIC (Koagulimi intravascular i diseminuar) , komplikacion i cili e çon pacientin në vdekje tëpashmangëshme.

Një nga mënyrat për të shmangur këtë infeksion të rëndë pandemic do të ishte krahas respektimit të rekomandimeve ,edhe gjetja e një vaksinimi efikas. Përpjekjet për të gjetur njëvaksinë efikase janë në garë në gati 100 vënde të botës, por gjetja e një vaksine të sigurtë do të vonojë, prandaj mënyra më e mirë është shmangia dhe respektimi i rekomandimeve nga Qeveria.

Akuzat për mungesë të testimeve të mjaftueshme në popullatënuk janë shumë të bazuara sepse po të shohim vëndet që kanëmë shumë testime si SHBA, itali, Fancë, Kanada, Angli, Brazil, kanë mortalitetin më të lartë. Testimet  janë vetëm konstatim dhejo mjekim.

Së fundmi një nga mjekimet më të efektëshme krahasantiviralëve të kombinuar me medikamente të tjera siDeksametazoni, Tocilizumabi, vit C,  mbetet edhe injektimi tektë sëmurët rënde i antikorpeve specifike nati-COVID-2019. Janëgjetur disa antikorpe specifike si antikorpet:

anti-SARS-CoV-2 Spike Protein (AA 318-510), dhe  (Subunit S1) antikorpi (ABIN6952546), kanë dhënë mnubdësi për tëshpëtuar njerzit e infektuar dhe të sëmurë rëndë. Klonimi ikëtyre antikorpeve dhe përdorimi masiv i tyre mund tëmundësojë pakësimin e vdekjeve të të sëmurëve rëndë(https://ëëë.antibodies-online.com/areas/infectious-disease/covid-19/sars-cov-2-antibodies/).

Shpresojmë popullata shqiptare marrë me seriozitetrespektimin e rregullave dhe rekomandimeve te  qeverise dhe jo dëgjojë apo influencohet nga politikanë apo njerëz duan ekspozojnë njohurite e tyre, njohuri cilat i kanë cunguara./Gazetaimpakt 

OPINIONE

INTERVISTA