FBI kërkon informacione nga qytetarët për ngjarjet e dhunshme në Kongresin Amerikan

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kërkoi informacione nga qytetarët për të përcaktuar personat që janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme në kryeqytetin Washington.

Në një deklaratë me shkrim nga FBI thuhet se institucioni po kërkon nga opinioni publik informacion dhe pamje që do të ndihmojnë në gjetjen e personave lidhur me ngjarjet e dhunshme që u përjetuan dje në ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe përreth tij në Washington D.C.

“Qëllimi ynë është ruajtja e të drejtës kushtetuese e popullit për të protestuar duke i ruajtur të gjithë nga dhuna dhe aktivitetet e tjera kriminale”, thuhet në deklaratën në të cilën nga qytetarët kërkohet që t‘i dërgojnë FBI-së informacion, fotografi ose pamje nëse kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të dhunshme dhe në shkeljen e ligjeve federale.

American Airlines për shkak të ngjarjeve në Kongres nuk do të ofrojë shërbimin e pijeve alkoolike

Sipas lajmeve në shtypin amerikan, mësohet se American Airlines në kuadrin e masave të rritura të sigurisë për shkak të ngjarjeve në Kongres, ka pezulluar shërbimin e pijeve alkoolike në udhëtimet drejt Washingtonit.

Kompania ajrore gjithashtu ka rritur edhe numrin e personelit të saj në kuadrin e masave në zonat aeroportuale në Washington./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne