‘Fermerët hallin e patateve’, Paloka: Do i ndërtojë Rama aeroport

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Në mesazhin e tij Paloka thekson se pas një kronike që kishte parë për fermerët e Stërblevës që kërkonin treg për shitjen e patateve, Rama do shkojë t’u ndërtojë një aeroport.

“Pashe nje kronike ku fermeret e Sterbleves kerkonin ndihme urgjente nga qeveria se po ju shkonte dem prodhimi i patates dhe rrezikonin te mbeteshin pa te ardhura sa mund te mos kalonin as dimrin…

Shihni kur te shkoj Rama e t’ju ndertoj aeroport”, shkruan Paloka.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne