Financimi i portaleve shqiptare nga Greqia, reagojnë çamët: Meta të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas publikimit të lajmit se Athina zyrtare ka dhënë para për disa portale shqiptare, ka reaguar PDIU. Kryetari Shpëtim Idrizi përmes një deklarate i kërkon presidentit Ilir Meta të mbledhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Idrizi thotë se diçka të tillë ai e pati paralajmëruar muaj më parë.

“1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme. Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë. Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.  Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë. Presidenti i republikës të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion”, tha Idrizi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne