Fituesi i Çmimit Nobel për kimi kritikon politikat ekspansioniste të Izraelit

Prof. George P. Smith, fituesi i Çmimit Nobel për Kimi në vitin 2018, tha se Izraeli vazhdon me pushtimin e territoreve palestineze duke bërë shkelje të rregullave ndërkombëtare.

Me ftesë të Shoqatës së Palestinezëve, të formuar në Suedi nga një grup akademikësh të përkushtuar në çështjen palestineze, Profesori Smith nga Universiteti i Misurit në Shtetet e Bashkuara (SHBA), mbajti një konferencë në Stokholm, ku ai shkoi për pjesëmarrje në ceremoninë e Çmimit Nobel.

“Izraeli vazhdon të pushtojë territoret palestineze duke bërë shkelje të rregullave ndërkombëtare”, bëri të ditur Smith.

Duke vënë në dukje se është e nevojshme që të përkrahet zgjidhja me dy shtete në rajon, Prof. Smith vijoi duke thënë se “Popujt e Palestinës dhe Izraelit duhet të jetojnë në formën e dy shteteve në mënyrë të barabartë. Por, qëndrimi i pabindur i Izraelit nuk e lejon këtë. Palestinezët duhet të kthehen në territoret e tyre të pushtuara dhe duhet të kthehen të gjitha të drejtat e tyre”.

Ai tha se aktivitetet e Izraelit në Gazë janë të papranueshme, ndërsa shtoi se “Izraeli nuk po i bën presion vetëm popullit palestinez. Ekziston një presion edhe mbi hebrenjtë që shqetësohen nga politikat e gabuara të Izraelit. Izraeli duhet të heqë dorë nga këto tirani”.

Çmimi Nobel për Kimi këtë vit është ndarë mes shkencëtarëve Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter për punimet e tyre në fushën e biologjisë evolucionare.

Smith dhe Gregory P. Winter u panë të denjë për Çmimin Nobel për punimet e tyre në zhvillimin e metodës së quajtur “Bakteriofag” që mundëson formimin e enzimave të reja duke ndikuar me virus ndaj një bakteri.

Dhënia e Çmimit Nobel, Prof. Smith ka shkaktuar shqetësime në Izrael. Mediat izraelite kishin shkruar se Çmimi Nobel për Kimi i është ndarë kundërshtarit të Izraelit dhe mbështetësit të Palestinës, George P. Smith./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne