Flasin shokët e personit që kërcënoi kryeministrin Haradinaj (Video)

Kur u arrestua ne shtepine e tij, Bledar Elshanit ju gjeten tre mesazhe te dyshimte ne telefonin e tij dhe nje ‘thike buke’ qe u konsiderua nga prokuroria si armembajtje pa leje. 

Të afërmit e të riut që akuzohet se ka kërcënuar Haradinajn me vrasje, thonë se Bledart Elshani është i pafajshëm. Për çdo të premte Bledar Elshani vinte në këtë xhami në fshatin Domanek.

Këtu ai sikur edhe xhemati i kësaj xhamie, kryenin ritet fetar.

Por që një kohë të gjatë po mungon pasi gjendet parapa grilave.

Ndaj Elshanit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pasi dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj

Megjithatë xhemati i kësaj xhamie thonë se Bledari nuk ishte djalë problematik.

Edhe kryemami i Bashkësisë Islame në Drenas, Medi Kastrati ka fjalë të mira për Elshanin.

“Ka punuar në një dyqaq frizer edhe osht familje e mirë edhe me atë skam ni fjalë të kqija, por akuza normal që nuk janë të mira. Ne i ftojmë që të jetë të qetë dhe ta praktijojnë islamin si duhet”.

Ndërkohe familja e Bledarit nga Bainca nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Por bashkëfshatarët e thonë se akuza ndaj Bledarit është e pa arsyeshme pasi ky i fundit nuk është marr me punë të këqija.

Edhe avokati i Elashanit Isak Hoxha konsideron, se aktakuza është pa bazuar.

“Tu dhanë që s’ka bazë”.

E sipas prokurorisë, Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, ishte administrator i një kanali në rrjetet sociale.

Kujtojme se ne momentin e arrstimit,Bledar Elshanit ju gjeten ne shtepine e tij tre mesazhe te dyshimte ne telefonin e tij dhe nje ‘thike buke’ qe u konsiderua nga prokuroria si armembajtje pa leje.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5lqDsqghdno]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne