Bota

Fluturimet më të shumta nga Izraeli janë bërë drejt Turqisë

Fluturimet e bëra midis Izraelit dhe Turqisë në 7 muajt e parë të këtij viti janë shtuar për 9 për qind, duke e bërë kështu Turqinë vendin në të cilin bëhen më së shumti fluturi me nga Izraeli. Midis aeroportit Ataturk dhe atij të Tel Avivit Ben Gurion kanë udhëtuar 598 mijë udhëtarë. Ndërsa, nëse shtohen edhe fluturimet tranzite të realizuara nga Turqia, kjo shifër arrinë në 1 milion e 142 udhëtarë.

Në tregun izraelit, aeroportet turke dhe kompanitë ajrore turke kanë arritur një numër të konsiderueshëm të udhëtarëve. Sipas informatave të marra nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit, duke përfshirë edhe kalimet tranzite nga aeroportet në Turqi, numri i udhëtarëve është rritur për 9 për qind duke arritur kështu në 1 milion e 142 udhëtarë, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe u bë në fluturimet e bëra në aeroportin Ataturk të Stambollit

Në rangun e trafikut të udhëtarëve me aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, aeroporti Ataturk i Stambollit rradhitet në vendin e parë me 598 mijë e 481 udhëtarë, aeroporti i Antalias rradhitet i 16-i me rradhë, me 249 mijë e 312 udhëtarë, ndërsa aeroporti Sabiha Gokçen i Stambollit rradhitet i 17-i me rradhë, me 247 mijë e 624 udhëtarë. Turkish Airlines ishte i pari me 598 mijë 338 pasagjerë, ndërsa Pegasus Airlines ishte i 8-i me 305 mijë e 250 pasagjerë.

KA RRITJE EDHE NË TRANSPORTIN E MALLRAVE

Në rradhët e para po rradhiten e transportet e mallrave në mes të Izraelit dhe Turqisë. Në periudhën Janar-Korrik, në mes të Turqisë dhe Izraelit janë transportuar gjithsej 12 mijë e 400 ton mallra, 5 mijë 119 ton nga Turqia, ndërsa 7 mijë 281 ton nga Izraeli. Në 6 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve izraelitë që erdhën në Turqi është rritur me 25.15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur kështu në 171 mijë 679 turistë.

MË PARË, SHBA-JA KA QENË E PARA

Duke u rritur për 9 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti dhe duke arritur kështu në 1 milion e 142 udhëtarë, trafiku i udhëtarëve në mes të Turqisë dhe Izraelit ka kaluar atë të SHBA-së me 969 mijë udhëtarë.

Nga Tel Avivi në Turqi realizohen 20 fluturime çdo ditë, në Stamboll dhe Antalia.

Burimi : Sputnik News/ ML