FMN jep formulën e re për rritjen e pagave në Shqipëri: Puna të mos matet me orë qëndrimi, por produktiviteti

Ndërsa për qeverinë shqiptare mbetet sfidë frenimi i emigrimit të fuqisë punëtore, e cila synohet te adresohet përmes rritjes së pagave, Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre disa shqetësime për efektet që ka jo politikë. Referuar një analize të publikuar së fundmi, FMN thekson se rritja e pagave mund të sjellë një rritje të inflacionit,  sidomos kur tregjet e punës janë të shtrënguara dhe ekonomia funksionon në ose mbi potencial.

Megjithatë hulumtimi i FMN nxjerr në pah se janë disa faktorët që lehtësojnë ndikimin në Shqipëri në inflacion, duke përfshirë madhësinë relativisht të vogël të sektori publik dhe nivelin e ulët të inflacionit që ka aktualisht Shqipëri, raporton scan. Megjithatë sipas FMN, efektet janë të vazhdueshme me ndikimin kryesor në inflacion të pritshëm për periudhën 2024–2025, duke e rritur inflacionin me rreth gjysmë pikë përqindjeje në të dy vitet.

FMN thekson se nëse nuk kompensohet me rritje të produktivitetit, pagat dhe inflacioni i lartë nënkuptojnë një humbje të mundshme të konkurrueshmërisë, pasi në vitin 2022, rritja vjetore e pagave tejkaloi rritjen vjetore të produktivitetit. Për këtë arsye, në analizën e FMN thuhet se është e rëndësishme të sigurohet që rritjet e fundit të pagave në sektorin publik nuk rrezikojnë objektivat afatmesëm të konsolidimit fiskal. “Prandaj, ato duhet të shoqërohen nga masa shtesë të të ardhurave dhe përmirësime të efikasitetit të sektorit publik.

Konsiderata të tjera përfshijnë reforma përmes Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike,  duke  rritur transparencën dhe mbikëqyrjen në përcaktimit të pagave publike,  duke e integruar atë në kuadrin buxhetor dhe duke promovuar dixhitalizimin e lidhur me pagesat”, thuhet dokument.  Analiza e FMN vë në dukje se të tilla politika priren të nxisin efikasitetin e formatimit të pagave dhe proceseve të punësimit. Nga ana tjetër rekomandohet që, në vend që rritja e pagave publike të matet me kohën e qëndrimit në punë, autoritetet mund të konsiderojnë prezantimin e një komponent pagese të mirëprojektuar të bazuar në performancë për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve në sektorin publik./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne