FMN paralajmëron Arabinë Saudite

FMN në raportin më të fundit të tij që u publikua më 24 gusht, ka paralajmëruar Arabinë Saudite mbi pasojat e shtimit të shpenzimeve financiare.

Arabia Saudite është një vend i varur nga të ardhurat nga shitja e naftës. Të ardhurat naftore të Arabisë Saudite vitet e fundit janë ulur për shkak të uljes së çmimit të naftës, ku faktor kryesor është politika e ndjekur nga Riadi. Përveç kësaj ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera, shpenzimet e larta për armatime dhe sektorin ushtarak, që e kanë renditur Arabinë Saudite vendin e tretë pas Amerikës dhe Kinës për buxhetin më të madh ushtarak, politikat luftënxitëse të Riadit sidomos në luftën kundër Jemenit dhe në mbështetjen e grupeve terroriste në Siri, janë bërë shkak për shtimin e shpenzimeve të Arabisë Saudite. Thuhet se deri tani Arabia Saudite për luftën në Jemen ka shpenzuar të paktën 200 miliard dollarë. ndërsa sipas një raporti të institutit Stokholm të paqes, importi i armatimeve të Arabisë Saudite në 6 vitet e fundit është shtuar me 200% dhe ky vend pas Indisë është një prej importuesve më të mëdhenj të armatimeve në botë. Përveç kësaj veprimtaria e Muhamed bin Selman, princit të kurorës në Arabinë Saudite, ka ndikuar negativisht në ekonominë e këtij vendi.

Ellen Vald një prej analistëve të revistës Forbes shkruan: Muhamed bin Selman ka arrestuar rreth 300 princa dhe afaristë të Arabisë Saudite dhe kjo ka shkaktuar frikë mbi sigurinë ekonomike të Arabisë Saudite dhe si rezultat ka shkaktuar uljen e investimeve të huaja në këtë vend. Këto kushte e kanë detyruar FMN që në raportin e tij të fundit të përmend rëndësinë e stabilitetit të shpenzimeve dhe heqjen dorë nga politikat tensionuese financiare nga qeveria e Arabisë Saudite. 5 faktorët si ulja e të ardhurave nga shitja e naftës, rritja e shpenzimeve ushtarake, shpenzimet e luftës, mbështetja për terroristët dhe shtimi i pasigurisë ekonomike, janë shkaktuar si rezultat i arrestimit të princave dhe kjo ndikon negativisht në indekset ekonomike të Arabisë Saudite. Ellen Vald në analizën e saj për revistën Forbes thotë: Papunësia në Arabinë Saudite nga 12.8% që ka qenë në vitin 2017 ka arritur në 12.9% në vitin 2018. Nga ana tjetër Arabia Saudite për arsye sigurie dhe ekonomike ka bllokuar shitjen e aksioneve të kompanisë Aramko të naftës. Shtija e aksioneve të kësaj kompanie ishte një prej faktorëve më të rëndësishëm për perspektivën e zhvillimit ekonomik të Arabisë Saudite deri në vitin 2030. Mesa duket Arabia Saudite për të reduktuar shpenzimet në ekonomike dhe për të parandaluar sfidat e ardhshme ekonomike të saj, në plan të parë duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në vendet e tjera dhe më pas të ulë shpenzimet e luftës në Jemen dhe shpenzimet e luftërave sekondare në Lindjen e Mesme dhe së fundi duhet të rishikojë politikat e saj të naftës në kuadër të interesave të organizatës së vendeve prodhuese të naftës OPEC./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne