Forcat ajrore izraelite vazhdojnë sulmet në Gaza

Forcat izraelite mbrëmë kanë bombarduar tre lokacione në rajonin e enklavës së bllokuar palestineze Gaza.

Burimet lokale lajmërojnë se objektiv i sulmeve kanë qenë pozitat e brigadës Ezzedeen Al-Qassam, dega ushtarake e lëvizjes palestineze Hamas.

Pozicionet e qëlluara janë tek Rafah dhe Khan Younus në jug dhe një lokacion në veri të Gazës.

Sipas informacioneve të para, në sulmet nuk kishte viktima.

Pala izraelite ende nuk ka komentuar rastin, por zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha mbrëmë se një raketë u lëshua nga Gaza në Izrael dhe paralajmëroi përgjigje nga forcat izraelite.

Paralelisht me këtë, forcat izraelite intervenuan edhe në kufi me Rafan, ku plagosën së paku tetë demonstrues palestinezë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne