Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë, përfshirë një fëmijë

Forcat izraelite, përfshirë një fëmijë arrestojnë 17 palestinezë në zona të ndryshme në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite arrestuan me pretendime të ndryshme 11 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe 6 në Kudsin Lindor.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një person nga të arrestuarit në Kudsin Lindor është goditur para arrestimit nga forcat izraelite, ndërsa në mesin e të arrestuarve në Bregun Perëndimor është edhe një fëmijë në moshën 16 vjeçare.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne