Bota

Forcat izraelite arrestojnë 22 palestinezë

Forcat izraelite arrestuan 22 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar dhe Kudsit Lindor.

Në deklaratën e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, thuhet se ushtarët izraelitë gjatë orëve të natës bastisën disa pjesë të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor.

Më tej thuhet se 22 palestinezë, 3 prej të cilëve ishin ish-të burgosur, u arrestuan nën akuza të ndryshme gjatë bastisjeve në fjalë.

Forcat izraelite, që shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Pasi arrestimet janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa nga palestinezët, përfshirë gratë dhe fëmijët mbahen me ditë të tëra në qendrat e paraburgimit./AA

OPINIONE