Bota

Forcat izraelite bastisin spitalin palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite sot kanë bastisur një spital në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar panik midis pacientëve, bëri të ditur ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila.

Në një deklaratë, Mai al-Kaila tha se ushtarët izraelitë gjatë bastisjes qëlluan me granata trullosëse brenda spitalit Thabet Thabet në qytetin verior Tulkarem.

Al-Kaila dënoi bastisjen si një “krim të ri izraelit që bie në kundërshtim me të gjitha konventat dhe normat ndërkombëtare, dhe konventat e Gjenevës”.

Ajo vazhdoi duke iu drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të “ndërhyrë në mbrojtjen popullit palestinez dhe për t’i dhënë fund sulmeve të përsëritura izraelite”.

Sipas ministres, forcat izraelite sulmuan tre spitale palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës muajin e kaluar.

Herët të hënën, forcat izraelite bastisën disa shtëpi në Tulkarem, duke qëlluar me granata trullosëse dhe bombola gazi lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë protestues.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”./AA

OPINIONE