Forcat izraelite plagosën 9 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite plagosën 9 palestinezë në një bastisje në qytetin Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se forcat izraelite bombarduan një shtëpi në kampin e refugjatëve Tulkarem.

Thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë ndaj 9 palestinezëve të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjes nga predha gjatë bombardimeve.

– Ushtarët izraelitë rrethuan kampin, snajperët u vendosën në çati

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite bastisi qytetin e Tulkaremit dhe kampin e refugjatëve Tulkarem dhe u vendos në rrugët përreth kampit.mUshtarët izraelitë rrethuan kampin nga të gjitha pikat hyrëse dhe vendosën snajperë në çatitë e ndërtesave të larta. Ndërkohë që fluturonin avionët e zbulimit, në perëndim të qytetit u dërguan përforcime dhe buldozerë ushtarakë.

Burimet lokale raportuan se herë pas here në kamp dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh.

– Bastisje u kryen edhe në Ramallah, Al-Bira dhe Qalqilya

Përveç kësaj, forcat izraelite bastisën edhe qytetet Ramallah, Al-Bire dhe Qalqilya në Bregun Perëndimor në mëngjes.

Forcat izraelite vranë dje 3 palestinezë në Tulkarem. Të paktën 340 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne