Forcat izraelite plagosin 11 palestinezë

Forcat izraelite kanë plagosur 11 palestinezë në periferinë veriore të Kudsit Lindor të okupuar, theksoi një organizatë humanitare palestineze.

Ushtria mësyu qytetin e Kafr Aqab nga një hapje e bërë nga një buldozer ushtarak në murin që e rrethonte atë.

Ata përdorën plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër të rinjve palestinezë, të cilët reaguan ndaj bastisjes duke hedhur gurë.

Shumë njerëz u prekën nga gazi lotsjellës, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Të gjithë të plagosurit u trajtuan nga ekipet mjekësore palestineze në rajon, thuhet më tej.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne