Forcat izraelite shembin një shkollë palestineze

Forcat izraelite kanë shembur një shkollë palestineze në Luginën e Jordanit, me arsyetimin se nuk ka pasur lejen e nevojshme.

Dëshmitarët deklaruan se pjesëtarët e ushtrisë izraelite hynë në fshatin nomad palestinez afër Tubas-it dhe shembën shkollën, të cilën e hapi Ministria palestineze e Arsimit.

Rajoni i kësaj shkolle është siguruar, ndërsa forcat izraelite nuk lejuan afrimin te objekti.

Zyra e OKB-ve për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) më 4 shkurt publikoi raportin në të cilin theksohet se 45 shkollave në Kudsin Lindor dhe zona “C” në Bregun Perëndimor, u rrezikohet rreziku nga shembja.

Bazuar në Marrëveshjet e Oslos të arritur në vitin 1995, Bregu Perëndimor është i ndarë në tri zona kryesore: A, B, dhe C. Pala izraelite nuk lejon ndërtimin në zonën “C”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne