Forcat speciale aksion blic në Shkodër, 14 të arrestuar

Operacion blic në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë mbërritur nga Tirana në qytetin verior dhe kanë arrestuar 14 persona.

Arrestimet janë kryer pasi prej kohesh këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej. Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne