Forcat speciale australiane vrasin invalidin afgan, këmbën protezë e përdorin si gotë birre

Forcat speciale elitare të Australisë vranë një invalid afgan të paarmatosur dhe e sollën këmbën e tij protezë në selinë SAS në Perth ku u përdor si gotë birre, thotë një hetim i Fairfax Media.

Akuza për krime lufte është vetëm një prej atyre shumë të tjerave të ngritura kundër regjimentit të shërbimit special ajror (SASR) të vendosur në Afganistan.

Detajet e incidentit të publikuara nga Sydney Morning Herald, tregojnë se një burrë i moshuar me një këmbë proteze u vra me mitraloz nga një ushtar në një kompleks ndërtimesh në provincën e Oruzganit. Ushtari tha se ishte nxitur nga shokët e tij si pjesë e një koncepti të quajtur ‘rekrutët e përgjakshëm’.

Sipas raportit të shkruar nga gazetari Chris Masters i cili kishte pasur lidhje në SASR dhe ishte vërtetuar edhe nga forcat speciale, viktima u konsiderua pjesë e talebanëve megjithese nuk paraqiste asnjë kërcënim gjatë kohës kur u vra.

Këmba protezë ishte dërguar në Perth nga forcat australiane, ku thuhet se ishte përdorur si gotë për të pirë birrë. Një fotografi e siguruar nga Fairfax tregon këmbën proteze që lexon “Das Boot”.

Ushtari në fjalë është gjithashtu i implikuar edhe në vrasjen e një të ndaluari me duar të lidhura, gjatë një misioni të SASR-it në fshatin Darvan në vitin 2012. Ai akuzohet se ka hedhur nga shkëmbi një person duke e goditur me shkelma, dhe si pasoje personi ka marrë plagë të rënda në fytyrë. Akuzat janë mbështetur edhe nga stafi i forcave speciale të brendshme si dhe nga familjarët e viktimës.

Fairfax, e cila zhvilloi një hetim gjashtëmujor për një seri krimesh të dyshuara të luftës nga anëtarët e SASR-it, nuk i ka bërë publikë emrat e ushtarëve të përfshirë në raportet e saj.

Forcat australiane të mbrojtjes tashmë kanë ngritur një hetim mbi sjelljet e papërshtatshme dhe potencialisht të paligjshme të forcave elitare në Afganistan. Hetimi po shqyrton raportet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga trupat midis viteve 2005 dhe 2016. Pavarësisht nga kjo, Shefi i Forcave të Mbrojtjes Mark Binskin thotë se nuk ka shqetësime rreth elementëve mashtrues brenda njësisë elitë.

Në fillim të kësaj jave një foto me një flamur nazist brenda një automjeti ushtarak australian në Afganistan, e marrë në vitin 2007, u publikua nga ABC. Fotoja tregonte një swastikë të madhe brenda një automjeti që i përkiste të njëjtës njesie elitë.

Kryeministri australian Malcolm Turnbull e përshkroi incidentin e flamurit si “krejtësisht dhe plotësisht të papranueshëm” dhe tha se për ushtarët e përfshirë ishin marrë masat për ti disiplinuar./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne