Forcat Speciale ‘blindojnë’ shtëpinë e Xhisiela Malokut

Pas shpërthimit të tritolit në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut, policia ka zbarkuar menjëherë në terren duke “blinduar”  hyrjen e banesës.

Dy efektivë të Forcave Speciale të policisë qëndrojnë para hyrjes së shtëpisë ku jeton Xhisiela, ndërsa mbajnë në monitorim çdo lëvizje të dyshimtë.

Një furgon policie, me një tjetër efektiv brenda saj shihen pranë banesës. Plani i masave vjen pas shpërthimit të tritolit në  shtëpinë e saj Larushk të Fushë-Krujës, ngjarje kjo e regjistruar  gjatë orëve të vona të së dielës.

“Në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M (gjyshi i Xhisielës i vëllait të tij) është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse”, njoftoi Policia.

Gjatë ditës së djeshme duke folur për mediat, Xhisiela Maloku deklaroi se ara që kanë gisht në këtë ngjarjeje është opozita .

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne