Forcat turke në çast të fundit parandalojnë një sulm terrorist në Tel Abyad

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një terrorist i PKK/YPG-së është kapur i plagosur në tentativë për të shënjestruar civilët e pafajshëm në një sulm me motoçikletë të ngarkuar me eksploziv në qytetin Tel Abyad në veri të Sirisë.

“Terroristi i PKK/YPG-së i cili po përgatitej të sulmonte civilët e pafajshëm me motoçikletë të ngarkuar me eksploziv në Tel Abyad u kap i plagosur nga komandot tona”, tha ministria në një njoftim në Twitter.

Ministria tha se eksplozivët e terroristit janë asgjësuar nga ekspertët e mjeteve shpërthyese./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne