Forcat turke neutralizojnë 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke kanë neutralizuar katër terroristë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Ky informacion u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Operacionet ajrore kanë neutralizuar katër terroristë të PKK-së, të cilët u zbuluan nga mjetet e zbulimit dhe të mbikëqyrjes në zonën Avashin në Irakun verior”, tha ministria turke.

Sipas ministrisë, operacionet do të vazhdojnë derisa të neutralizohet terroristi i fundit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne