Forcat turke neutralizojnë 6 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 6 terroristë të PKK/YPG-së të cilët po përgatiteshin të infiltrohen në rajonin e çliruar me operacionin “Burimi i Paqes” në Siri.

Sipas njoftimit të ministrisë, terroristët e PKK/YPG-së kanë qenë në përgatitje për t’u infiltruar në rajon.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Turqia filloi tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore nga vendasit: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne