Shqiperia

FOTO/ Erion Veliaj lë nam, zyra e tij e propagandës lind diellin në veri të Tiranës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto pasditen e djeshme të kryeqytetit.

Në këtë foto, ajo që bie në sy është photoshopi i tepruar sa edhe diell është vendosur në Veri.

Përveç komenteve të ndjekësve të tij të cilët nuk kanë reshtur së talluri kryebashkiakun, se si vazhdon të gënjej deri në këtë pikë, nuk kanë munguar as komentet e njerëzve të njohur.

Veliaj është përpjekur për ta bërë sa më perfekte këtë pamje të Tiranës, por dielli e ka nxjerrë “zbuluar”.

Siç shihet qartë edhe në foto, dielli paska lindur në veri-perëndim.

Ndërkohë që realisht dielli është i pozicionuar nga krahu i godinës së Kryeministrisë. Këtë e tregojnë qartë edhe hijet e pemëve që bien mbi bulevard.

OPINIONE

INTERVISTA