FOTO/Kush është Edmond Preka, që humbi jetën bashkë me tre fëmijët e tij të mitur

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish këtë të dielë, në një aksident tragjik ku babai bashkë me  fëmijët e tij të mitur humbën jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, djali Rajan 8 muajsh dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Velipojë. Ndërkohë mjekët thonë se vajza e tretë Noemi 10 vjeç është në gjendje kritike për jetën.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashkë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe si pasojë, të shtatë pasagjerët përfunduan në spital me urgjencë në gjendje kritike për jetën. Por fatkeqësisht, babai dhe tre fëmijët e tij nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra duke ndërruar jetë. Djali 8 muajsh, vetë Edmond Preka, vajza 5 vjeçare Ajsel  edhe 10 vjeçarja Noemi nuk janë më!

Ndërkohë që Bashkëshortja Evisa Preka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike, shkaqet e së cilës mbeten ende të paqarta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne