FOTO/ Tërmeti shkatërroi spitalin, fëmijët në Laç lindin në kushte skandaloze

Spitali i Laçit u shpall përkohësisht i pabanueshëm disa ditë pas tërmetit, ndërsa pacientët u transferuan në Lezhë dhe shërbimi ambulatorë e urgjenca u përshtat në çadër.

Kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo ditë, dhe spitali ka mbetur i paprekur. Këtë na i dëshmon edhe një mjeke pediatre e këtij spitali, Jetmira Tusha.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, dëmet në spitalin e Laçit nuk e rrezikonin ndërtesën, por ai nuk do të hapej pa rikonstruksion.

Përmes rrjetit të saj social Jetmira shkruan:

“Kjo eshte bebja jone e lindur me dt 6/6/2020 ora1. Nje vajze e bukur. Faleminderit gocave te mija Angjelina ,Albiona, Elona, Drita. Sidomos dy mamive Rexhina dhe Mira.

Sikur ta dinin ne cfare kushtesh e kemi prit kete beb do nxitonin te na ndertonin spitalin” ./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne