Bota

Foto-Video/ Grabitet me ruspa furgoni që transportonte 2.5 milionë euro

Një grabitje është kryer ndaj një furgoni të blinduar që transportonte rreth 2 milionë e gjysëm euro pranë Melitto-s, në Bari, Itali. Një komando e armatosur ka bllokua mjetin dhe për të mbyllur rrugën për të vonuar ardhjen e policisë, i ka vënë zjarrin dy makinave të tjera të tonazhit të rëndë në rrugë. Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Furgoni po transportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras me paratë e pensioneve dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysmë euro. Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e grabitur dyshohet se është mbi 2 milionë euro. Komando ishte i përbërë nga të paktën katër persona, të maskuar dhe të armatosur me armë automatike. Hajdutët, të cilët dogjën dy automjete të rënda përgjatë rrugës për të bllokuar rrugën dhe ardhjen e policisë, përdorën ruspa për të thyer automjetin e blinduar brenda së cilës tre roje të sigurisë ishin në detyrë. Asnjë prej tyre nuk u plagos raportojnë mediat italiane.

 

OPINIONE