Foto/ Xhaferllari e Vorpsi, të dyja për të njëjtin post, paraqiten sot në Gjykatën Kushtetuese

Një ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i është drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës Kushtetuese. Janë siguruar fotot kur  Xhaferllari është paraqitur në këtë institucion.

Krahas  Xhaferllarit, ka qenë edhe Arta Vorpsi që ka shkuar që në orët e para të kësaj të enjte në Kushtetuese.  Të pyetura nga gazetarët, dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese u treguan tejet  të rezervuara.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua dje tek noterja duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shfaqi rezerva për emrin e saj. Emri i saj çoi në përplasje në distancë mes Presidencës dhe KED-së, ndërsa përfaqësuesit e tyre treguan gishtin e fajësisë  tek njëri tjetri.

Gjithashtu teksa gazetarët u përpoqën t’i shkëpusnin një mendim, Marsida Xhaferllari i përshëndeti shumë thjesht: mirëmëngjesi, ndërsa vijoi e qetë rrugëtimin  drejt zyrës së saj. Nga ana tjetër Arta Vorpsi u tregua më hermetike duke iu drejtuar gazetarëve me fjalët: mos u lodhni kot!/balkanweb

foto galeri

foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne