Fotografia e rrallë që tregon tmerrin e luftës së vitit 1991 mes SHBA-së dhe Irakut (Foto)

Revista ‘Time’ dhe agjencia ‘Asocsiated Press’ kishin vdendosur që ta censuronin këte fotografi tepër të tmerrshme, e cila megjithatë është botuar në media të tjera, shkruan Atlantic.

Roli primar i fotoreporterëve të luftës është që ta njoftojnë botën për tmerret e luftës dhe t’ia tërheqin vërejtjen njerëzimit se konflitet luftarake nuk i zgjidhin problemet, por vetëm se shkaktojnë dhimbje e vuajtje.

Se sa e tmerrshme mund të jetë lufta kanë dëshmuar shumë fotografi përgjatë historisë, por fotografia që Keneth Jarecke realizoi në Irak  në 28 shkurt të vitit 1991 është tepër e veçantë.

Ushtari irakian ka vdekur në vuajtje të mëdha. Ai ka tentuar të dalë nga kamioni ushtarak nëpërmjet kapakut komanduse dhe xhamit të përparmë të thyer pasi që zjarri ka kapur automjetin. Nuk ia ka dalë. Ka mbetur i ngujuar në tentimin e ankthshëm që ta shpëtojë jetën, deri sa zjarri e ka shndërruar në hi të karbonizuar trupin e tij. Në fotografi duart e ushtarit dalin nga xhami i thyer i përparmë, shikimin e ka të hedhur në largësi, ndërsa buzët i kanë marrë formë të shtangimit të dhimshëm të vdekjes.

Atë ditë Keneth Jarecke ka qëndruar para njeriut të djegur dhe e ka fotografuar. Vetëm një çast më parë ai ushtar ka qenë i gjallë, Ka pasur emër, ka luftuar në ushtrinë e Saddam Husseinit, ka pasur gradë, është nisur në detyrë. Apo ndoshta ka qenë vetëm një i ri nga rrugët e Bagdadit, të cilin e kanë rekrutuar dhe e kanë marrë në luftë.

Revista ‘Time’ dhe agjencia ‘Asocsiated Press’ kishin vdendosur që ta censuronin këte fotografi tepër të tmerrshme, e cila megjithatë është botuar në media të tjera, shkruan Atlantic.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne