Fotoreporteri i AA-së zgjidhet “Fotografi i vitit”

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) Mustafa Hassona me fotografinë simbol që ka shkrepur në Gaza fitoi çmimin e parë në konkursin e fotografisë të organizuar nga faqja e internetit All About Photo.

Hassona, i cili ka marrë pjesë në këtë konkurs me fotografinë që ka shkrepur gjatë protestave të zhvilluara në Gaza, është zgjedhur “Fotografi i vitit” nga ana e jurisë.

Krahas çmimit në vendin e parë me fotogtrafinë e tij, Hassona ka fituar edhe një çmim prej 5.000 dollarësh.

Fotografia simbol

Në fotografinë fituese të çmimit ndodhet i riu palestinez Aid Ebu Amr, i cili ka marrë pjesë në protestat paqësore kundër Izraelit duke mbajtur në njërën dorë flamurin e Palestinës dhe në dorën tjetër llastikun.

Fotografia e shkrepur nga fotoreporteri i AA-së gjatë protestave në Gaza krahasohet me foton me veprën e piktorit francez Eugene Delacroix “Liria udhëheq popullin”, e cila ka temë revolucionin francez. Kjo foto përveç rrjeteve sociale, është pritur gjithashtu me shumë interes edhe nga shtypi botëror.

Po ashtu fotografia që është bërë simbol i rezistencës palestineze u zgjodh e para në kategorinë “njerëzore” në përzgjedhjen e Çmimit Ndërkombëtar të Fotografive në Maltë.

Fotografitë e Hassona kanë fituar edhe më parë një sërë çmimesh të ndryshme./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne