Shqiperia Sociale

Franca mund të rikthejë vizat për shqiptarët, shkak fluksi i azilantëve

Pas Holandës, reagon edhe Parisi zyrtar: Shqipëria, në vend të parë për azilkërkuesit, rritet edhe kriminaliteti.

Franca mund të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Ky fakt është nxitur nga numri i lartë i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar, ndryshe nga Amsterdami që problem parësor ka ndalimin e aktivitetit kriminal nga organizatat shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Francës, Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017.

Sipas të përditshmes Le Figaro, nga janari deri në gusht, 7 256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë zyrtare për azil në Francë.

Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë kërkesat janë rritur me 178.9%

Të dytët renditen refugjatët nga Afganistani me 3 566 kërkesa, më pak se gjysma e Shqipërisë, të cilët ndiqen nga Haiti, Sudani dhe Siria.

OPINIONE