Francë kapen 5 shqiptarë me 230 kile përzjerës dhe 95 kile heroinë

Nga: Gjergji Thanasi

Policia franceze e qytetit Annecy zbuloi një laborator për përpunimin e heroinës. Në një garazh dhe në një banesë u zbuluan 230 kile përzjerës për heroinën, 95 kile heroinë puro si edhe pajisje për kryerjen e përzjerjes së heroinës dhe përgatitjen e saj për tu shitur te klientët.

Policia arrestoi 5 shqiptarë të moshave 30-40 vjec, të cilët po përgatisinin të përmbysnin tregun me heroinë në tërë Departamentin e Savojës së Sipëme madje deri në zonën e Liqenit të Gjenevës në Zvicër. Në rast shitje me pakicë kjo sasi heroine do tu siguronte narkotrafikantëve më së paku 6,5 milion euro.

Pa u vënë ende në punë linja e droëgs Sabiha Gogcem-Vlorë shqiptarët po përmbysin Evropën me drogë. Nëse ndërtohet Aeroporti në Vlorë, Shqipëria pa dyshim do tranzitojë 7-8 tonelata heroinë puro në vit drejt tregut evropian!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne