Francë – Protesta të dhunshme në Paris

Në Paris, kryeqyteti i Francës, u organizua një demonstratë me pretendimin se policia shkaktoi vdekjen e një personi.

Gjatë protestës kundër dhunës policore në Argenteuil, një nga periferitë e Parisit, erdhi deri tek përleshja midis demonstruesve dhe policisë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës pasi protestuesit hodhën fishekzjarrë dhe vunë zjarr kontejnerëve të mbeturinave dhe stacioneve të autobusëve. Gjatë protestave, policia ndërmori masa të mëdha sigurie.

Mbrëmë në Argenteul, një motoçiklist 18-vjeçar u plagos rëndë si rezultat i goditjes së shtyllës elektrike dhe vdiq në spital, ku u dërgua për trajtim. Duke folur për shtypin francez, dëshmitarët okularë thanë që makina e policisë i preu rrugën motoçiklistit dhe e goditi atë me makinë.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga policia, u mbrojt qëndrimi se nuk është bërë asnjë ndërhyrje ndaj shoferit.

Një protestë e dhunshme u zhvillua muajin e kaluar në Villeneuve-la-Garenne, një lagje tjetër periferike e Parisit, me pretendimin se policia plagosi një motoçiklist. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne