Bota

Francë, të paktën tre të vdekur nga një stuhi në jug të vendit

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga një stuhi që goditi rajonin francez Aude.

Zyra e guvernatorit të rajonit Aude, në një njoftim të mëngjesit të sotëm tha se dy njerëz mbetën të vdekur nga ujërat që kishin vërshuar qytetin Villegailhenc, ndërsa një tjetër në qytetin Villardonnel.

Në kumtesë bëhet e ditur se shumë ndërtesa banimi dhe ato afariste kanë mbetur nën ujë, pasi në disa vende uji ka arritur një lartësi prej 1.5 metra.

Nga shkaku i reshjeve të shumta, erës së forta dhe përmbytjeve, në këtë rajon francez është shpallur meteoalarmi i kuq.

Shkollat nuk punojnë, ndërkohë që qytetarët janë udhëzuar të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

Burimi: AA

OPINIONE