Shqiperia

Franci Aleksi vitparisti shqiptar në vend të parë në universitetin amerikan

Këto vitet e fundit fatkeqësisht Atdheu im po shquhet gjithnjë e më shumë si “eksportues” azilkërkuesish, klandestinësh, narkotrafikantësh, “tregtarësh” mishi të bardhë e me raste trafikantësh armësh e terroristësh. Në një sfond të tillë të nxirë nga e keqja bëjnë kontrast të fortë shembujt e shqiptarëve, që shquhen për arritje pozitive në vendet e huaja, ku kanë shkuar për të jetuar apo për t’u shkolluar.

Tipik është rasti i Franci Aleksit, student shqiptar (vitparist) në Ashland University në SHBA. Skuadra sportive e universitetit AU Eagles i ka akorduar shqiptarit tonë titullin e nderuar Vitparisti (Rookie) i Vitit shkollor 2018-2019. Një titull të tillë në një universitet kaq prestigjoz amerikan nuk e merr dot pa derdhur shumë djersë, pa shumë mund e përpjekje. Ne bashkëatdhetarëve të Francit nuk na ngelet gjë tjetër vecse t’i urojmë studentit tonë në Amerikë: Go Franci ! Go!

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

OPINIONE