Fredi Beleri dhe Pirro Dhima zyrtarisht kandidatë të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë

Fredi Beleri zyrtarisht është kandidat për eurodeputet në Parlamentin e BE, nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke kanë konfirmuar se kryeministri grek, ka mbyllur listën me emrat e 42 kandidatëve, pjesë e të cilëve është edhe emri i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili është dënuar me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave.

Kundër kandidaturës së Belerit janë është shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Por duket se është bindur më shumë nga sugjerimi i palës tjetër i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis dhe zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis që këmbëngulën për kandidaturën e Fredi Belerit, duke dhënë si argument se kjo lëvizje do të përqëndronte shumë vota nga elektoriati i së djathtës ekstreme i cili duket se po preferon partinë ultra të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” që ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare. Po ashtu edhe Ish-peshëngritësi nga Himara Pirro Dhima, është një ndër kandidatët në listën e partisë “Demokracia e Re” për eurodeputetë të Greqisë në Parlamentin Europian.

Lajmi u konfirmua ditën e sotme nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Pirro Dhima gjatë prezantimit të tij i ka premtuar kryeministrit grek se do të luftojë për të drejtat e atyre që ai i quan “vorioepiriotë”. Më pas iu drejtua edhe Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit duke i thënë se do të ketë drejtësi për djalin e tij i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerjen e 8 votave në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, – ka deklaruar Dhima më herët teksa u pyet për origjinën e tij nga gazetarja greke Elena Akrita./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne