Të paktën pesë persona humbën jetën në fundosjen e një barke me emigrantë të paligjshëm në pjesën veriperëndimore të Turqisë.
Barka u fundos në Detin Egje në qarkun Enez, në provincën kufitare turke Edirne.
Roja bregdetare e Turqisë arriti në vendin e fatkeqësisë dhe nxorri nga deti trupat e pesë viktimave.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet, sepse nuk dihet se sa njerëz ishin në barkë.
Burimi: AA