Shqiperia

‘Furtunë’ në bashkinë e Lezhës, bashkë me kryetarin arrestohen edhe 24 persona të tjerë

Një furtunë e vërtete e ka përfshirë sot bashkinë e Lezhës. Policia ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, nënkryetarin si dhe 22 zyrtarë të tjerë. Arrestimi i Frrokajt dhe 7 zyrtareve të tjerë është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjenilon Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj. Të katërt këta zyrtarë ndodhen në ambientet e policisë së Lezhës. Mbi ta rëndon e njëjta akuzë si ndaj Fran Frrokajt, ajo e tjetërsimit të pronave. Pak kohë më parë ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim.

Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Vetëm një jave me pare Kontrolli i Larte i Shtetit mësohet se ka bere një inspektim ne ketë bashki. Shoqërimi i tyre është bërë gjatë paradites së sotme, kur agjentë të Krimit Ekonomik u paraqiten në Bashkinë e Lezhës.

OPINIONE